Ja kush është Ragip Gila, 29-vjeçari autor i masakrës në Shkodër. Ishte liruar nga burgu pak muaj më parë. SPAK heton kush e liroi!

Një atentat mafioz tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku një person i armatosur qëlloi me breshëri automatiku drejt një lokali në qendër të qytetit, në afërsi të Bashkisë. Viktimë mbeti 37-vjeçari Armando Pali, ndërsa nga plagët e rënda ndërroi jetë më vonë edhe Liridon Kraja, shoferi i Erogen Vasos, i cili dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit.

Autori i dyshuar i kësaj masakre është identifikuar si Ragip Gila, 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani” të Shkodrës. Ai nuk është emër i panjohur për autoritetet: ishte liruar nga burgu vetëm pak muaj më parë, pasi u arrestua në dhjetor të vitit 2023 gjatë një operacioni të madh policor.

Si ndodhi ngjarja

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve nga vendngjarja, Ragip Gila mbërriti me motor para lokalit ku po pinin kafe disa persona dhe hapi zjarr me armë automatike. Në vendngjarje mbeti i vdekur në mënyrë të menjëhershme Armando Pali, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso dhe një grua e identifikuar si kalimtare e rastësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi kreu atentatin, Gila u largua fillimisht me motor dhe më pas hipi në një automjet tip BMW X5, ngjyrë gri, me të cilin tentoi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë. Por në dalje të qytetit, automjeti u aksidentua. Ragip Gila braktisi makinën dhe u përpoq të largohej në këmbë drejt lumit Kir, por u kap nga forcat “Shqiponja” pas një ndjekjeje intensive në terren.

Kush është Ragip Gila – një profil kriminal i rrezikshëm

Ragip Gila kishte rënë më parë në prangat e policisë më 6 dhjetor 2023, gjatë operacionit të koduar “Imazhi Fals”. Në atë kohë, në banesën e tij u gjet një arsenal i plotë armësh dhe pajisjesh luftarake, që dyshohej se do të përdoreshin për krime mafioze në Shkodër dhe më gjerë.

Policia sekuestroi në atë kohë:

7 jelekë antiplumb

3 maska fytyre

2 paruke dhe 2 palë doreza

Municion luftarak

Një armë gjahu

Një kokore metalike

Një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa

Gila u arrestua në flagrancë për veprat penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”

Pas disa muajsh paraburgim, ai përfitoi masë më të butë sigurie dhe doli nga burgu, duke u kthyer sërish në qendër të skenës kriminale.

SPAK-u po heton gjyqtarin që e liroi nga burgu.

Ngjarja tronditëse që ndodhi në qytetin e Shkodrës ka marrë një tjetër dimension, pasi burime të sigurta pranë hetuesisë kanë zbardhur dinamikën e plotë të atentatit, i cili la dy persona të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Autori i dyshuar, Ragip Gila, një 29-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë, ka vepruar me gjakftohtësi ekstreme, duke ndjekur dhe qëlluar viktimat në mënyrë të drejtpërdrejtë, përpara se të arratisej në stilin klasik të krimit të organizuar.

Sipas hetimeve paraprake dhe dëshmive nga kamerat e sigurisë:

Ragip Gila ka hyrë në lokalin në afërsi të Bashkisë Shkodër, ku ndodheshin Erogen Vaso, Armando Pali, Liridon Kraja dhe një grua që pinte kafe në momentin fatal.

Ai ka ndjekur dhe qëlluar drejt për drejt në drejtim të grupit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Armando Palit dhe plagosjen e rëndë të Erogen Vasos e një gruaje të rastësishme.

Gila më pas është kthyer në dalje nga një derë dytësore e lokalit, duke ecur me armë në dorë për rreth 300 metra, nga rruga “Don Bosko” në drejtim të zonës Perash, në një rrugë të populluar dhe në mes të ditës.

Grabitja e makinës me armë në kokë

Në lagjen Perash, ai ka ndaluar një automjet në lëvizje dhe ka detyruar drejtuesin e tij të zbriste, duke i vendosur armën në kokë, sipas burimeve policore. Ai ka hipur në makinën e grabitur, ndërsa mbante skafandër në kokë, për të mos u identifikuar nga kamerat.

Në këtë moment nisi arratisja me makinë.

Aksidenti në Sarreq dhe ndjekja nga policia

Pasi kishte përshkuar disa rrugë brenda qytetit, Ragip Gila humbi kontrollin e automjetit dhe u aksidentua në zonën e Sarreqit.

Pas aksidentit, ai ka braktisur automjetin dhe ka vijuar në këmbë drejt shtratit të lumit Kir, duke tentuar të fshihej nën shinat e trenit, në një zonë me shkurre dhe mbeturina urbane.

Në këtë pikë, forcat speciale “Shqiponja” dhe njësia patrulluese e Policisë së Shtetit e kanë kapur dhe neutralizuar, duke i sekuestruar armën dhe sende të tjera të dyshuara si prova materiale.

Bilanci i atentatit: 2 të vdekur, 2 të plagosur

Armando Pali, viktimë në vendngjarje

Liridon Kraja, i plagosur rëndë, humbi jetën në spital

Erogen Vaso, i dyshuari si objektiv i atentatit, ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore

Një grua, kalimtare, mbeti e plagosur në pjesën e këmbës

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?