Kandidati i PD, Roland Bejko: “Kur ishte Lul Basha kryebashkiak, Tirana shkëlqeu. Këlliçi servil i Berishës”

“Në degën 9, bashkë me kryetarin Enkelejd Alibeaj dhe Bledi Sulën, folëm për peshën historike të Partisë Demokratike që ka në këto zgjedhje!
Bashkë me demokratët vijojmë takimet intensive për fitoren në 14 Maj!”-shkruan Roland Bejko, kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës.
I shoqeruar nga kryetari i PD, Alibeaj, kandidati Bejko shpjegoi të pranishmeve se është nga Gjirokastra, por kam 20 vite në Tiranë dhe se është specializuar në Francë për administrimin e pushtetit vendor.
Ai sqaroi se betoni që hidhet po çliron sasi të mëdha gazi në Tiranë. Me tej Bejko akuzoi Veliajn dhe Edi Ramën për kullat.
“Kur ishte kryebashkiak në Tiranë Lulzim Basha, Tirana shkëlqeu se nuk kishte kulla”- tha kandidati i PD.
Duke folur para disa vetëve të kësaj dege të PD, Bejko shtoi se oligarkët i ka krijuar Berisha dhe po përdoren nga Edi Rama.
Ndërsa Belind Këlliçi është një servil i Berishës.
Gjithashtu kandidati i PD sqaroi se çfarë janë monopolet.

SHKARKO APP