Kokëdhima: Rilindja qeveris si Sudja e Shemsia

Nga Koço Kokëdhima.

“Kompania e tregtimit të naftës “Sun Petroleum Albania”, që shet markën “Gulf”, është “zhdukur” nga qarkullimi, duke lënë me gisht në gojë qindra individë dhe biznese që i kishin parablerë tollonat e naftës me çmim 30-40% më të lirë sesa tregu. Dëmi vlerësohet me miliona euro, jo vetëm nga tollonat e shitur, por edhe nga detyrimet ndaj furnitorëve, taksat e papaguara dhe faturat fiktive që ka lëshuar kjo kompani pak përpara se të dilte nga qarkullimi.

Pronarët e vërtetë të kompanisë fshihen pas guackave offshore përtej detit. Asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka marrë përgjegjësi. Rilindja, po qeveris si piramidë, si Sudja e Shemsia. Në fund do të falimentojë shtetin, do ta çojë vendin në kaos dhe do t’i lërë të gjithë me gisht në gojë, edhe monopolet që tani i pasuron në kurriz të të varfërve, taksapaguesve dhe të brezave që vijnë. Vetëm zyrtarët e partive të vjetra që grumbullojnë dhe nxjerrin nga vendi cash-in e korrupsionit, PPP-ve dhe hashashit do të mbeten në këmbë”- shkruan ndër të tjera Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?