Krimi bën ligjin në mes të Tiranës, hyjnë në vilë dhe plagosin çiftin

Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.40 në një banesë në rrugën “Njazi Meka”. Sipas policisë 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.Laze dhe A.Laze që të grabisin.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit. Mësohet se ka patur përleshje. Çifti Laze u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës nga ku raportohet se vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP