Kriza e koronavirusit, Kanadaja jep 2 mijë dollarë për çdo punëtor. Po Shqipëria? (VIDEO)

Justin Trudeau
Justin Trudeau

Kanadaja është një nga shtetet që ka marrë masa ekonomike ndër më spektakolaret për të përballuar emergjencën e koronavirusit.
Qeveria federale e Kanadasë ka miratuar një javë më parë një fond prej 52 miliardë dollarë vetëm për përballimin e pagave të punonjësve që do të mbeten pa punë.

Kryeministri Justin Trudeau në një fjalim para kombit deklaroi se gjithë punëtorët nuk duhet të shqetësohen për shpenzimet dhe pagesat gjatë periudhës që do jenë të izoluar.
Ai ka premtuar se për 4 muaj çdo punëtor do të marrë një pagë prej 2 mijë dollarësh nga shteti.
Në videon më poshtë kryeministri kanadez jep mesazhin për qytetarët dhe bizneset ku i qetëson ata për pasiguritë financiare.
Shembulli i Kanadasë bën kontrast të fortë me aktet e qeverisë “Rama”. Në Shqipëri jo vetëm janë mbyllur bizneset dhe nuk paguhen ata që kanë mbetur pa punë, por shumica e bizneseve po nxirren nga skema e kompensimit. U tha se do ndihmohen por lekë akoma nuk po prekin nga qeveria!

SHKARKO APP