Kryeministri premton rritje pagash për mjekët dhe infermierët
“Me mjekët dhe infermierët për planin e rritjes së pagave 2023-2024 për personelin shëndetësor”-shkruan kryeministri Rama.
Shefi i qeverisë ka ditë që po premton rritje të forta të pagës së punonjësve shtetrorë.
Në momentin kur qeveria gjermane po kërkon mjekë dhe infermierë, shefi i qeverisë shqiptare po ndjek politikën e rritjes së pagave që të mos ikin nga Shqipëria.
Në të vertetë qeveria e Shqipërisë investon për ti shkolluar me dhjetra milionë euro të cilat merren nga buxheti i shtetit, dhe me pas ato turren drejt Gjermanisë. Ndaj kjo politikë e re e qeverisë duhet inkurajuar sepse po na ikin të gjithë nga pagat e vogla.
Rama tha se me rritjen e fundit të bërë, paga e mjekëve të përgjithshëm do shkojë deri në 59 mijë lekë të reja. Kreu i qeverisë e konsideroi rritjen më të madhe në histori rritjen me 7% pagave të mjekëve dhe infermierëve në vendin tonë.
“Rritja më e madhe historike e pagave, për të cilën kemi gëlltitur shumë gjera më durim sepse nuk është vetëm çështje dëshire, por edhe mundësish. Kur ekonomia merr frymë, rritet, kjo rritje pagash është pasqyra direkte e një rritjeje të qëndrueshme të ekonomisë që ka përballuar ato goditjet e forta që ju i dini. Keni qenë ju në vijnë e parë për të përballuar ekonominë.
Ne kemi bërë një rritje të pagave për mjakët specialist dhe nga ana tjetër kemi një zotim për rritjen me 7% të pagave për mjekët e infermierët në tërësi. Kjo do të bëhet për mjekët e përgjithshëm dhe infermierë. Paga e mjekëve të përgjithshëm, do të rritet me 59 mijë lekë, këto bishtat mos i merrni fiks se mund t’u ndryshojnë.
Paga e infermierit do të shkojë 72 mijë, por ky është hapi i parë se në harkun midis dy prillave do e plotësojmë kuadrin, për momentin mjekët shpresoj nuk do të kërkojnë më shumë. Mjekët specialist në QSUT do e kenë pagën 174 mijë lekë, ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë dhe infermierët 87 mijë”,-tha Rama.
Mes të tjerash, ai foli edhe për studentët e mjekësisë, për të cilët bëri me dije se qeveria do të mbulojë studimet e atyre të cilët pranojnë të nënshkruajnë një kontratë me shtetin shqiptar për të punuar në spital publik dhe jo të atyre që thjesht arsimohen në Shqipëri për të ikur më pas në Gjermani.
Në mbyllje të fjalës së tij, Rama konsideroi si shumë të rëndësishme autonominë spitalore gjë që sipas tij do të jetë një avantazh për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në spitale publike.
“Ambicia jonë është të shkojmë më tutje dhe të bëjmë më shumë. Mjekët dhe sistemi shëndetësor do kenë një avantazh që nuk e kanë të tjerët, që është autonomia spitalore. Do u bëja thirrje drejtuesve të spitaleve, mjekëve në tërësi që të fokusohen tek autonomia spitalore që më pas të futemi në atë pjesën e vetëfinancimit të spitalit. Do të thotë që mjekët të mos ketë nevojë të ikë më nga spitali për të kryer shërbime të tjera, sepse të ardhurat do shkojnë në xhepin e tij dhe jo të shtetit”,-tha Rama.