Kryeministri pret Trupin Diplomatik në Kavajë te “Sacro a Profano” me kuzhinierin e famshëm, “Xhovani”
“Kavajë – Darka tradicionale e fundvitit me Trupin Diplomatik, në një nga agroturizmat më të rinj, “Sacro e Profano”, afër Kavajës, ku kuzhinieri i mirënjohur i restorantit të famshëm “Xhovani” në Tiranë, siç ai ka emrin e tij të emigrimit, ka bërë një investim mbresëlënës për të mikpritur familjarë e turistë mbi një kodër plot me gjelbërim e me një pamje të mahnitshme nga të katër anët”- shkruan Kryeministri Rama në facebook pak para se të niste fjalimin e tij para Trupit Diplomatik.