Kryeministri Rama: Do të ndryshojë qeverinë! Unë nuk pres në besë asnjeri, por ata që vjedhin…

Edi Rama lajmëroi para orës 17.00 se do të ndryshojë Qeverinë.

Ai shkroi: “Fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”- shkruan kryeministri Rama në facebook.

Tani Kryeministri po flet live në Asamblenë e PS. Rama foli gjatë për turizmin si rast specifik ku Shqipëria kishte me qindra mijëra turistë. Kryeministri theksoi se do të ndryshohen ligje dhe strategjitë mbi turizmin, pasi Shqipëria po konkuron fort në turizëm. Me tej Edi Rama foli për SPAK-un dhe drejtësinë. Ai theksoi se nuk mbaj asnjë përgjegjsi për ata që kanë vjedhur shtetin dhe që kanë prerë në besë mua dhe PS-në.

Rama theksoi se thonë se “Rama të pret në besë” apo se “të lëshon Rama”. Unë nuk mbështes asnjë që vjedh dhe na pret në besë si PS.

Te unë nuk keni gjetur autokratin që disa analistë flasin nëpër media, por njeriun e vështirë që bën debat me ju për të gjetur zgjidhje për detyrat që kemi si qeverisje, tha kryeministri.

SHKARKO APP