Kryeministri Rama u operua në spitalin shtetror

Mjeku Arben Gjata ka dalë sot në një deklaratë për mediat. Ai tha se gjendja e kryeministrit Edi Rama është në gjendje të stabilizuar.

Shefi i shërbimit të Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata: Ishte një apendicit, u pa u plotësuar të gjitha ekzaminimet në QSUT, u bënë ekzaminimet imazherike dhe u mendua që duhej operuar, operacioni u krye me laparoscopi rreth orës 2 të mëngjesit, shkoi mirë, gjendja është stabël, e mirë, pa temperaturë, pa ndonjë problem, sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, besoj që brenda 24 orëve ndoshta mund të largohet.

Koha e rikuperimit total?

Gjata: Zakonisht është e shkurtër koha e rikuperimit 2-3 ditë.

Do duhet kujdes i shtuar duke qenë se është edhe fushatë?

Gjata: Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar, apendiciti është hequr nga mijëra qytetarë shqiptare.

Kur mund të ecë vetë?

Gjata: Mund të ecë që sot, në fushatë dy tre ditë, të shohim si do të shkojë gjendja.

Domethënë e inauguruam spitalin e ri me kryeministrin?

Gjata: Jo jo janë sallat që kemi pasur, është  i inauguruar para tre vjetësh.

Ekipi që realizoi ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit Edi Rama  përbëhej nga Shefi i shërbimit të Kirurgjisë, Prof. Arben Gjata, kirurgu Prof. Arben Beqiri, Dr. Dritan Reovica dhe shefi i shërbimit të reanimacionit Prof. Krenar Iila e Prof. Saimir Kuçi.

Si rregull kryeministrat e tjerë shqiptarë, kur kishin patur probleme shendetsore, kanë shkuar në spitale private apo ndonjë edhe në spitale të shtrenjta jashtë shtetit.

Mbahet mend se si një kryeministër në këto 32 vite shkoi në Turqi për të rregulluar lëkurën e fytyrës.

SHKARKO APP