Kur u bënë pronë private rëra dhe shkëmbinjtë e bregut të detit?

Nga Mentor Kikia-
Kur u bënë pronë private rëra dhe shkëmbinjtë e bregut të detit?
Këto ditë, në pazarin e madh të rrjetit, kam parë reklamime të agjencive të shit-blerjes së pronave, që shesin tokë.
Më bënë përshtyje këto oferta, në bregdetin e Kavajës dhe atë të Himarës.
Shesim TOKË me hipotekë të rregullt!!
Njëra është rërë, tjetra është shkëmb. Ku është toka? Padyshim, ai që do i blejë nuk do i mbjellë me misër, por nuk është ky shqetësimi. Pyetja që unë ngre është: Si janë bërë prona private këto “toka” prej rëre dhe guri, bash mu në vijën e ujit?
A ka patur ndonjëherë pronar bregu i detit, pra ai që laget nga uji?
A ka qenë ndonjëherë pronë private rëra dhe shkëmbi?
Nëse këto “toka” janë ndarë me ligjin 7501, ai ligj ka qenë vetëm për tokën bujqësore, atë që mbillej misër, grurë, perime e pemtari, dhe jo për rërën e gurët e bregut. Nëse rëra dhe shkëmbi janë hipotekuar si toka bujqësore, ky është falsifikim.
Nëse jo, duhet të hetohet se kur dhe kush ka patur në pronësi sipërfaqe rëre dhe shkëmbinjsh në vijën e ujit?

SHKARKO APP