Kuvendi i Bashës/PD-ja përfundimisht ndahet në dy pjesë

Sot Kuvendi Kombëtar i PD-së, njohur nga gjykata, pra ajo që regjistrohet nga KQZ në zgjedhje, e drejtuar nga Lulzim Basha akuzoi fort Sali Berishën.

Basha foli për shumë objektiva politike, por linja kryesore e fjalimit të tij se ishte vetëm Sali Berisha që shkatërroi opozitën dhe PD, pasi ai, pra ish-kryeministri Berisha, po lufton të ruajë pasuritë e familjes së tij që të mos ia sekuestrojnë apo ta arrestojnë.

Basha sot me Kuvendin e tij të PD bëri ndryshime rrënjësore, ku spikati se nuk ka nen në Statutin e ri që kur humbet zgjedhjet PD, duhet të jap dorëheqjen kryetari. Me sa duket ndaj nuk ishte as në Kuvend ish-kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Pas ditës së sotme përfundimisht demokratët do të kenë dy parti, një të Berishës, por që nuk lejohet të ketë emrin PD dhe një të Lulzim Bashës, që shteti dhe ligji e njeh si PD.

Me një fjalë, fatkeqsisht, demokratët nuk vijnë më në pushtet sa të jenë Berisha dhe Basha.

SHKARKO APP