Portalet: Ben Blushi largohet nga “Top Channel?! E verteta: Më parë ikën Rama nga kryeministër se sa Blushi nga Top Channel
Një lajm po qarkullon në disa portale të sponsorizuara nga kundërshtarët e Ben Blushit.
Kundër Ben Blushit që nga dita që është drejtor i Top Channel janë shkruar me shumë se 2 mijë tituj portalesh në dy vjet apo disa dhjetra në ditë, pothuajse të gjitha shpifje të sposorizuara nga rivalë apo ish miq të lodhur apo njerëz që kanë përfituar dikur nga TCH. Gjithë këto sajesa në fakt janë anormale duke marrë parasysh se Ben Blushi nuk është më në politikë dhe nuk ka më interesa publike në duart e tij. Që nga dita që është larguar nga politika në 2017 Ben Blushi as ka folur, as ka shkruar më, por është kthyer në një menazher biznesi çka i shton edhe një element me shume CV të tij të pasur si gazetar, kryeredaktor, këshilltar, prefekt, zvministër, ministër, deputë, kryetar partie dhe shkrimtar.
Kjo e sotmja ishte një shpifje më shumë. Nga burime të “KOHA JONE mësohet se Ben Blushi ka një projekt afatagjatë me Top Channel dhe për të gjithë ata që sot kanë marrë pak famë nga sajesa sipas të cilës ai do largohet nga Top Channel duhet të dinë se me kollaj largohet Ed Rama nga qeveria se Blushi nga Top Channel.
Ja lajmi që po qarkullon në portale. Po e botojmë për korrektesi:
Edhe pse jemi ende në qershor, televizionet e mëdha kanë menduar që tani për ndryshime dhe risi në sezonin e ardhshëm që nis në shtator.
Prej kohësh po përflitet që “Portokalli” pas 17 vitesh do të largohet nga “Top Channel”, po zyrtarisht ende nuk i kanë konfirmuar këto zëra.
Burime për “iconstyle.al” bëjnë me dije se regjisori i këtij spektakli humori Altin Basha, nuk do të jetë më dhe ai do të largohet nga “Top Channel”, ndërsa për fatin e “Portokalli” ende nuk ka asgjë konkrete.
Të njëjtat burime thonë se ndryshime rrënjësore do të ndodhin në bordin drejtues të “Top Channel”.
Që nga shtatori mendohet se Ben Blushi nuk do jetë më në krye të “Top Channel” dhe pikërisht në vendin e tij do të vijë Ledion Liço.
Ledioni rikthehet në “Top Channel” dhe besojmë që për të gjithë ky është një lajm i mirë duke ditur vizionin dhe talentin e moderatorit të njohur.
Nuk dihet nëse rikthimi në “Top Channel” sjell edhe rikthimin e tij në ekran, por na duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë, por dimë të themi se ekranit i mungon.
Kohët e fundit Ledionin nuk e kemi parë aktiv në botën e ekranit, por gjatë kësaj kohe ai ka qenë duke punuar për hapjen e një televizioni të ri nga zero, i quajtur “Melody TV”.
Gjithashtu ai është producenti ekzekutiv i “Digitalb”. Ndërsa, Ben Blushi që në janar të vitit 2018 është Drejtori i Përgjithshëm i “Top Channel” Ngelet për t’u parë nëse këto zëra që po qarkullojnë këto ditë nëpër korridoret e “Top Channel” janë të vërteta.
Marrë nga iconstyle.al