Lëkundje të forta tërmeti në Durrës dhe Tiranë. IGJEUM: 4.9 ballë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë, rreth orës 21:15. Sipas të dhënave paraprake të institutit gjerman GFZ, tërmeti ka qenë i 5.1 ballë i shkallës rihter.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot në mbrëmje se lëkundjet e tërmetit që u ndjejnë në Tiranë ishin me magnitude 4.9 dhe epiqendër 3 kilometra afër fshatit Bubq.

Ministria e Mbrojtjes u referohet të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Në njoftimin e IGJEUM thuhet se lëkundjet janë vijim i pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit që goditi Durrësin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goditja kryesore e orës 21.15 me magnitudë 4.9 i shkalles rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq. Goditja është shoqëruar nga pasgoditje me të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 Nëntorit”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria njofton se nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Ndërkohë, një pjesë e qytetarëve në Tiranë kanë dalë nga banesat, siç shihet edhe në videon më poshtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?