Lesh e li te PD-ja!

Nga Jonida Halili-

PD, e cila njihet nga gjykata shqiptare e që drejtohej nga Enkelejd Alibeaj pas dorëheqjes formale te Lulzim Bashës, ka disa javë që është kthyer në objekt humori për shqiptarët por në vajtim për demokratët.

Pas sherrnajës me Berishën, ku duhet t’ia linin PD dhe gjithçka, kur ai e kërkoi pas ikjes se Bashës, tashmë aty ka filluar kacafytja mes grupit antiBerisha duke u bërë gazi i botës. Lulzim Basha me datë 29 korrik mbaron ato votime formale me atë pjesë anëtarsie që ka mbetur dhe bëhet juridikisht kryetar i PD e cila njihet nga KQZ dhe ndërkombëtarët.

Por Gazment Bardhi dhe disa deputetë të PD thonë se nuk i njohim zgjedhjet në PD me 29 korrik. Nga ana tjetër kryesia e PD shkarkon Gazment Bardhin dhe i merr vulën.

Për atë vulë po bëhet lufta në PD!

Kush ka vulën ka afër pushtetin dhe amerikanët. Por nuk ndalon me kaq në PD. Gazment Bardhin e shkarkojnë nga sekretar të përgjithshëm të PD! Bardhi thotë se nuk e njoh vendimin e një pjese të kryesisë së partisë. Por kjo kryesi është me Bashën. Ndaj ka mbështetjen e shtetit.

Nga ana tjetër Berisha rri e shikon sherrin te antiBerishët!

Ndërkohë demokratët janë pa pushtet dhe pa të ardhme për ta prekur më pushtetin.

Ndërsa kupola e PD zihet dhe shajnë njeri tjetrin, kryeministri Rama bën gallatë me PD dhe opozitën

SHKARKO APP