Loja djallëzore e kryeministrit me gjoja aktin e “dashurisë” për reformën zgjedhore

Edi Rama, pasi sorollati për muaj me radhë krejt opozitën, ndërkombëtarët dhe popullin me gjoja “reformën zgjedhore” tashmë po bën lojë djallëzore. Nga uzurpues pushtetesh, ai po mundohet të jap imazhin e një lideri që do “bashkëpunim”, që “lëshon pe nga qëndrimet e tij”, që gjoja ofron “mirëkuptim” me opozitën. Por në thelb ai mbetet i njëjti, ai që opozita ka sulmuar prej dy vitesh, por që tashmë edhe opozita ka renë pre e një loje të tij, ku nuk mundojnë ndërkombëtarët, të cilët vitet e fundit kanë heshtur ose mbështetur një regjim autokratik, në mos të themi despotik.

Kryeministri ka nevojë për qetësi këtë vit, pasi kryeson OSBE e synon të shtojë kuotat e tij politike tek të huajt, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka parlament, as pushtet vendor të zgjedhur me votë, as media të lira, as liri ekonomike. Ndaj që të shetisë sa nga Vjena në Kiev, sa nga Moska në Uashington, sa nga Londra në Paris e kështu në çdo vend anëtar të OSBE me 57 shtete pjesmarrëse, Edi Ramës i duhet të krijojë idenë në OSBE se ai ofron “bashkëpunim” dhe “përçon luajitet”. Ndaj hodhi në treg “marrëveshjen për reformën zgjedhore”, por nuk do ta hedh në zbatim siç kërkon parlamenti gjerman. Pra Berlini zyrtar ka kërkuar edhe zbatimin në praktikë të reformës zgjedhore që do të thotë të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryeministri e hodhi “karemin” opozitës që të ushqehet nja dy muaj me “reformën zgjedhore” e që do mundohet ta shtyjë derisa të kalojë Samitin e Kroacisë ku BE edhe mund të jap mundësinë Ramës për ti hapur negociatat Shqipërisë.

Gjithsesi Rama do luajë këtë vit rolin e një njeriu të paqtë, natyrisht kur shikon se opozita nuk duket se ka ndërmend të përballet me popull me qeverinë e krimit dhe të mafies, siç e akuzon publikisht Lulzim Basha.

Duke u marrë me “reformën zgjedhore” e ku ka lenë Damian Gjiknurin, një mjeshtër zgjedhor dhe marionetë e kryeministrit, opozita do të hallakatet nëpër nene të Kodit Zgjedhor, dhe kësisoj muajt kalojnë e fillon të afrohet 2021, që është vit kushtetues zgjedhor.

Sondazhet, ngado ti marrësh, edhe të selisë kryeministrore e nxjerrin PS dhe kryeministrin humbës të zgjedhjeve. Por nuk duhet harruar se kemi të bëjmë me Edi Ramën, një njohës dhe zbatues përfekt i makinacionëve poshtë tavolinës të marrjes së votave. Edhe lirimet e fundit të bandave kriminale duken se kanë frymëzim rilindas dhe po thirren “nën armë” për të blerë votat në zonat problematike, atje ku PS-ja po rrëshqet frikshëm në sondazhe.

Edi Rama mbetet në lojën e tij. Nuk ka zgjidhje tjetër për ti marrë zgjedhjet.

Po opozita? Do rrijë me Damian Gjiknurin duke debatuar nenet e Kodit Zgjedhor, nene ku do përdoret taktika “liro-shtrëngo dhe prapë liro”, duke zgjatur muajt e qëndrimit të Ramës në pushtet apo opozita do të fillojë protestat pa ndalesë deri në detyrimin e kryeministrit për zgjedhje të parakohshme?

S.P.

SHKARKO APP