LSI dhe PDIU: E prerë se nuk futemi në zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën

Mesila Doda (PDIU) dhe Luan Rama (LSI) kanë të njëjtin qëndrim në raport me zgjedhjet e 18 qershorit, nëse nuk futet opozita në zgjedhje.

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka deklaruar se qëndrimi i LSI-së për një qeveri besimi dhe zgjedhje me opozitën është një qëndrim parimor dhe kushtetues njëkohësisht.

Sipas tij, Levizja e Dhjetorit e vitit ’90 përmbysi një regjim pa zgjedhje për të shkuar dhe instaluar një sistem demokratik dhe me zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në studion e emisionit “Opinion” nëse populli mund të votojë një opozitë tjetër, Luan Rama theksoi se opozita nuk mund të klonohet, pikërisht për shkak të faktorizimit që i bën populli me votën e vet. Ai tha se opozita për të hyrë në zgjedhje, kërkon garanci që zgjedhjet do të jenë demokratike dhe në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po të njëjtin qëndrim ka edhe PDIU për zgjedhjet. Deputetja e Partisë për Integrim dhe Unitet Mesila Doda, ka folur në studion e “Opinion” nga ku ka thënë se as PDIU nuk planifikon të hyjë në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës.

 “Nuk mund të hyjmë në zgjedhje me opozitë të emëruar. Para disa vitesh ka qenë mazhoranca e sotme në opozitë që kërkonte garanci dhe zgjedhjet u shtynë. Vazhdoj të mendoj që pa opozitën nuk ka proces normal”, tha Mesila Doda, e cila mbetet figura emblematike e PDIU dhe një garanci për rezultate të larta të kësaj force politike.

Ditën e pardjeshme në një konferencë për shtyp kreu i LSI Meta tha se hyrja në zgjedhje pa opozitën e vendit do të çonte vendin në destabilitet dhe në një krizë akoma më të thelluar politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?