Luiz Ejlli: Të mbyllet urgjent “GoFoundMe” në emrin tim, kushdo ta ketë hapur!

Ditën e sotme në Fan Club u transmetua një video ku jepej deklarata e Luizit lidhur me GoFoundMe që u hap nga familja e tij para pak javësh.

Ai kishte kërkuar mbylljen urgjente të tij, duke u shprehur se emri dhe imazhi i tij nuk do të përdoret nga askush, përfshirë edhe familjen.

Luizi u shpreh se do që emri i tij të përdoret vetëm për bamirësi, por kurrsesi për të.

Luizi tha prerë: “Para për mua? Për çfarë? Do isha dakord sikur kjo iniciativë të përdorej imazhi im që ato fonde të mblidheshin dhe t’i jepja për dikë tjetër. Por, për përfitime personale jam kategorikisht kundër. Nuk pranoj të përdoret imazhi im as nga familja ime. Edhe nëse dal e nuk kam ku rri, bëj vet thirrje. Nuk dua të kem probleme. Të ndalohet tani dhe mos të përdoret për mbledhje fondesh imazhi dhe emri im”./www.classlifestyle.com/

SHKARKO APP