Lulzim Basha: Kur do dalin para drejtësisë Tahiri, Dako e Sejdini?

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një komunikim me mediat ka folur edhe për vendimin e gjykatës së Lezhës, që liroi nga burgu Fran Frrokajn, që u arrestua para tre ditësh për tjetërsim të pronave.

Kreu i PD-së tha se drejtësia nuk po përdor të njëjtin standard si për opozitarët dhe socialisët. Basha u shpreh se drjtësia nuk po vrepron njëlloj si për rastin e Frrokajt dhe për rastet e deputetëve të tjerë të PS.

Nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj vendimet e gjyqësorit. Drejtësia është ajo që funksionon në mënyrë të barabartë, pse nuk është arrestuar Roshi, apo socialistët e tjerë? Mos heshtni, kërkoni llogari. Rama ka një synim, të shpëtojë varkën që po mbytet. Kur do të dalë Saimir Tahiri para drejtësisë? I akuzuar nga Italia si njeriu kyçi i trafikut të drogës. Kur do të vendosen para drejtësisë kokat e policisë që janë arratisur? Kur do të dalë para drejtësisë Dako, Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjes së heroinës, por edhe Gjiknuri? Këto cështje nuk mund të harrohen. Pa u vendosur këta njerëz para drejtësisë, ka vetëm propagandë” deklaroi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata në Lezhë liroi sot nga burgu kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokajn, dhe 9 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave, ndërsa ka lënë në burg 2 zyrtarë të tjerë. Pas një seance të gjatë prej rreth 4 orësh, gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Frrokajn dhe 9 zyrtarë, dhe ‘arrest me burg’ për 2 zyrtarët e tjerë, të cilët u arrestuan pasi akuzoheshin për abuzim me pronat te ‘Rana e Hedhun’. Gjithsej, policia arrestoi 12 zyrtarë, ku 2 janë lënë në burg, ndërsa 9 janë liruar dhe do të jenë në mbikëqyrje elektronike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata ndryshon masën për kryebashkiakun, nga burg në “arrest shtëpie”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?