Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe Francë përpara vdekjes, kthehet në Shqipëri

Nga Blendi Fevziu-

Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, më në fund kthehet në Shqipëri. Makina Rover e prodhimit të limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt dhe më pas në France ishte prej shumë dekadash pronë e një koleksionisti francez. Ajo u përdor nga Mbreti deri në vdekjen e tij në Paris më 1961. Me interesimin e Ambasadorit shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog më gjithë dokumentat origjinale u ble nga ky i fundit dhe sot mbërriti në Shqipëri. Do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do hapë në Tiranë.

SHKARKO APP