Meta-Kahraman: Me Turqinë marrëdhënie vëllazërore

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takon në Prishtinë  kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Kahraman.

Nga ana e tij, Meta vlerësoi marrëdhëniet e ngushta vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve. Dhe duke vënë në dukje bashkëpunimin e frytshëm bilateral në të gjitha drejtimet, u ripërsërit ftesa për një vizitë të Kahraman në Shqipëri.

m1

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë pasi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe politik me Shqipërinë, u shpreh se kontaktet mes dy Parlamenteve dhe veçanërisht mes komisioneve parlamentare, duhet të intensifikohen më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit, Meta dhe homologu i tij turk Kahraman biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Turqisë dhe të Shqipërisë kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

m2 m3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?