Kur media turret pas një lajmi të paverifikuar/Ministrja e Financave: “Nuk më kanë shkarkuar, nuk kam dhënë dorëheqje!”

Në mesditë të gjitha mediat ranë prej e një lajmi jo të saktë. Të paktën kështu mendohet. U tha se kryeministri Rama shkarkoi ministren e financave.

“Nuk më kanë shkarkuar, nuk kam dhënë dorëheqje!”. Kështu e mohoi lajmin ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj tha se nuk ishte e vërtetë që kishte dhënë dorëheqje apo që ishte shkarkuar.

“Nuk jam shkarkuar, nuk kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar.”, tha ajo mes buzëqeshjes.

I pyetur nga gazetarët duke hyrë në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Rama e mohoi një lajm të tillë shkarkimi.

SHKARKO APP