Myslimani që kujdeset për Kishën e Lurës, kurse Belinda Balluku ndez qiri për festën e “Sh’Mraja”

“Luan Doçi është një mysliman i mirë që kujdeset çdo ditë për kishën e Sh’Mrajs në Lurë. Një histori tjetër e harmonisë fetare në vendin tonë. Kisha e Shën Mërisë, e cila ruan brenda saj rrënoja të kishës së vjetër 630 vjeçare, është një pasuri e Lurës. E restauruar së fundmi, dhe një destinacion turistik për vizitorët në Lurë.

Sh’Mraja është festa që bëri bashkë të gjithë, banorë e vizitorë, në një atmosferë festive, me tingujt e muzikës tradicionale e veshjet karakteristike të zonës”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre e Shqipërisë, e cila sot ishte në festën e Lurës.

SHKARKO APP