FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokat Spartak Ngjela: Blushi nën nivelin e detit. Tani po del mbi ujë!

Spartak Ngjela thotë se Ben Blushi ka gjetur rastin për t’u bërë protagonist me debatin për zgjedhjen e kreut të PS-së, pasi deri më tani ai nuk kishte asnjë ndikim në opinion publik. Pas kritikave dhe debatave që ka hapur, Ngjela thotë se atij tani u bë tashmë i janë rritur kreditet. “Këtu problemi shtrohet politikisht, ka diçka që Blushi ka kapur rastin dhe kërkon të dalë protagonist. Pyetja bëhet Blushi ku ishte? Blushi ishte nën nivelin e detit, ishte me kuota nën 0. E vetmja gjë që spikat është protagonizmi i Blushit, është novacion. Ishte parti e ngrirë, nuk kishte zëra intelektiv, befas del një protagonist, i cili është kapur me procedure. Nuk është e kotë, sepse demokraci do të thotë procedure. Mesa shoh unë këtij i janë rritur, i ka aksionet në rritje si politikan, me faktin që thotë Rama nuk do të bëjë zgjedhje”, ka thënë Ngjela në emisionin e Ylli Rakipit. Megjithatë, sipas tij, Blushi nuk ka bërë asnjë betejë politike dhe shpesh ka qenë në rezonancë me opozitën. “Blushi nuk ka bërë asnjë betejë politike, ka qenë gazetar.

Ai kishte të njëjtën rezonancë me opozitën. Problemi është që aktualisht ai gjeti kauzën e tij, thotë Ngjela

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?