Nuk ka qetësi toka në Turqi, bie tjetër tërmet 6.4 ballë

Që prej datës 6 shkurt, në kufirin turko-sirian, toka nuk ka qetësi. Një tjetër tërmet mbi 6.4 ballë është shënuar këtë mbrëmje. Ende nuk ka raportime për dëmet e shkaktuara nga kjo lëkundje, ndërsa priten përditësime mbi situatën në vazhdim. Një tjetër me magnitudë 5.8 me epiqendër në rrethin Samandag të Hatajit tronditi rajonin disa minuta më vonë.

Gazetari i Al Jazeera-s, duke raportuar nga Gaziantep, tha se kishte raporte për më shumë ndërtesa të shkatërruara në rajon. “Ka ndërtesa që janë në këmbë por janë dëmtuar. Frika është nëse ka më shumë pasgoditje si kjo, mund të rrëzohen ato ndërtesa, duke shkaktuar dëme të mëtejshme në zonë ose kërcënime për jetën”,-tha ai.

Nga tërmetet shkatërruese kanë humbur jetën mbi 46 mijë persona dhe me miliona qytetarë të prekur nga kjo tragjedi kaq e madhe. Kërkuesit flasin edhe për mijëra të tjerë që janë të zhdukur nën rrënoja.

Bashkimi Europian ka njoftuar datën 16 mars për mbajtjen e konferencës së donatorëve në ndihmë të Turqisë. Ngjarja organizohet nga Komisioni Evropian dhe qeveria suedeze që mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian më 1 janar.

SHKARKO APP