FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ora 00.51. Akoma Basha-Rama janë mbyllur në dhomën e negociatave

Vazhdon takimi Rama-Basha. Ka mbi tre orë që Lulzim Basha dhe Edi Rama ndodhen mbyllur në një prej zyrave të Kryesisë së Kuvendit duke biseduar për zgjidhjen e krizës politike, aq me tepër se sot me datë 18 maj, fiks një muaji nga data ligjore e zgjedhjeve parlamentare, zyrtarisht dhe ligjerisht ka filluar fushata zgjedhore. Por opozita nuk pranon për datën 18 qershor. Ka pranuar pa kushte votimin e Vettingut dhe futjen në zgjedhje, por jo në datën 18 qershor. Ndërkohë që LSI e PDIU pranuan si datë të mundshme 16 korrikun, PS akoma nuk pranon. E shumta kryeministri ka pranuar në takimin me partitë parlamentare, mbrëmë vonë, se mundet te zhvillohen në fund të qershorit.

Edi Rama ka kërkuar nga mbledhja me partitë parlamentare që ata të dy, pra me Lulzim Bashën, të rrijnë kokë me kokë për gjetjen e zgjidhjes.

Takimi vazhdon. Asnjë informacion nuk ka dalë deri tani nga takimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?