Pandeli Majko: “Profesionistët” e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës!
Kryesore E Mërkurë, 19 Prill 2023 18:10
Reagim i deputetit të PS, Pandeli Majko:
Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatepjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor!
Në se lajmi që në një natë të shenjtë po “blehen” vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet Harram!
“Profesionistët” e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës!
Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare!
Vota, nuk blehet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për “ilac” rrobash!
Megjithatë, cdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër!
Hasjanët do vendosin me votë!
Vetëm përpara!