Papa Françesku: Europa të gjejë zgjidhje të luftës në Ukrainë dhe jo të hesht!
Gjatë vizitës së tij sot në Portugali, Papa Françesku tha se Evropa duhet ta pyes veten se ku po shkon nëse “nuk i tregon botës rrugët deri tek arritja e paqes dhe mënyra kreative për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”.
Me tej Papa shtoi duke iu drejtuar botës, e cila mund të shkojë drejt luftës së III-të Botërore: “Bota ka nevojë për Evropën e vërtetë. Ka nevojë që Evropa të luajë rolin e një ure dhe të jetë paqebërëse”, shtoi ai gjatë fjalimit të mbajtur para zyrtarëve dhe diplomatëve në Lisbonë, duke iu dërguar mesazh publik gjithë shefave të shtetëve europiane, të cilët kanë divergjenca në raport me Luftën, por akoma nuk po afrojnë një zgjidhje të luftës në Ukrainë.
Dita Botërore e Rinisë është krijuar më 1986 nga Papa Xhon Pali II dhe është tubimi më i madh në botë i katolikëve, që shënohet përmes ngjarjeve të ndryshme, përfshirë koncerte dhe sesione të lutjeve.