Parlamenti i Holandës voton pro vendosjes së vizave për Shqipërinë

Gati 10 vjet pas liberalizmit të vizave, një shtet anëtar i BE-së, Holanda kërkon rikthimin e tyre për Shqipërinë duke shënuar zhvillimin më negativ për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Sot Parlamenti holandez ka votuar në shumicë që t’i propozojë Komisionit Europian rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Pas propozimeve të bëra nga partitë e shumicës qeverisëse, sot ky mocion është diskutuar në parlamentin holandez. 5 parti që kanë kërkuar në emër të grupit VVD, CDA, PVV, SP, CU, kanë bashkë 92 deputetë, nga 150 që ka parlamenti holandez.

Partia VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë e qeverisjes. Ministri Jashtëm Holandez vjen nga Partia VVD, ndërsa Ministri Grapperhaus (që ishte në Shqiperi) vjen nga Partia CDA. Meqenëse Holanda është pjesë e zonës Schengen, ata duhet të bëjnë një pezullim të vizave në konsensus. Pas votimit të këtij propozimi, Holanda tani do të kërkojë të përdoret ‘frenimi i emergjencës’ që mund përdoren kur cenohet siguria etj., nga një shtet i caktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vendim i tillë ekstrem dhe kthim prapa do të diskutohet nga Komisioni Europian. Pavarësisht se është kërkesa e një vendi të vetëm, precedenti është i rrezikshëm për Shqipërinë dhe shënon hapa pasa. Në një situatë të tillë, përgjegjësia bie jo vetë mbi gjithë institucionet e qeverisë dhe konkretisht Ministrisë së Jashtme, e cila në vend të merret me problemet urgjente, shpenzon kohën me targa makinash të konsujeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?