Pas arrestimit nga SPAK, reagon Berisha: Nuk kam shkelur ligjin, do të fillojmë përballjen me Ramën!
Pas arrestimit të dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Berisha që në nisje të fjalës së tij sulmoi ashpër Ramën, duke i përmendur disa afera. Mes të tjerash ai tha se pranon sfidën për ndalimin e tij për të dalë jashtë vendit.
“Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, në aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera Mcgonigal, e djegësve, e sterilizimit, e portit të Durrësit, e Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetua, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me ligjet, thjeshtra e saj Xhillari, në kompaninë Iriu. Me tenderat që ka fituar Fangu, apo burri i motrës së Linda Ramës. Me implikimin e kësaj të fundit në bordet e bankave. De facto në përputhje me kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit. Rama pasi grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve, dhe bëri, eleminoi dhe pasi u damkos si vëlla i Vuçiçit….”, tha Berisha.
Me tej Berisha tha se “Deklaroj para shqiptarëve dhe ndërkombëtareve se asnjë ndërhyrje nuk do të mund të ndalojë qëndresën e pakthimë të opozitës, deri në fitore të plotë të kauzës së saj. Këto masa, të karakterit politik vetëm sa shumëfishjojnë motivimin e Berishës dhe qindra anëtarëve dhe simpatizantëve në betejën pa kthim. Me këtë rast, siguroj shqiptarët se sot në betejën kundër Ramës, ndihem jo më pak i motivuar se 32 vite më parë”, pohoi Berisha.
Berisha ka thënë për masën e sigurisë se është në shkelje të kushtetutës. Kryedemokrati tha se dhëndri i tij Jamarbër Malltezi nuk është marrë kurrë në pyetje nga asnjë prokuror apo gjykatës.
“Ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash. Ndërsa dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen që kthehej nga jashtë. U ndalua pa u marrë kurrë në pyetje nga asnjë prokuror apo gjykatës. Akuzat janë pa bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij.” sqaroi Berisha.
Berisha ka shtuar se “privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos”.
” Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit deklaroj sa vijon për klubin Partizani; Ai nuk është thirrur kurrë nga asnjë prokuror. Me një padi të rreme të ngritur nga Taulant Balla dhe pikërisht se SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje nuk ka guxuar ta thërrasë kurrë në prokurori, por kanë shpërndarjë lajme të rreme përmes gazetarëve. Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së forcave të armatosura me propozimin e Sali Berishës, as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit. Destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës. Me dokumente. Njohja dhe kthimi i tokës së pronarëve të ligjshëm të truallit të kompleksit është bërë nga komisionet e kthimit të pronave dhe gjykatat nga 1994-2007. Privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Muaj më parë më parë prokurorja e SPAK-ut, Millonai ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar”, insiston Sali Berisha.
Berisha thotë se nuk tërhiqem nga beteja me Edi Ramën.
Burime nga SPAK thanë se nesër do të ketë sqarim zyrtar për publikun në lidhje me këtë çështje.