PD, denoncon përsëri Ministrin e Shendetsisë, Ilir Beqja për korrupsion

Opozita ka vijuar edhe sot akuzat për korrupsion ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Deputetja demokrate, Arbiona Halimi deklaroi se Beqaj i ka dhënë firmës së tij INTECH plus 85 milionë lekë për të instaluar një program tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore.

“Një nga faktet më skandaloze është rasti kur ai vetë, drejtpërdrejtë i ka dhënë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore. Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm. Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqa.Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqa, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar. Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqa i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon.Vjedhje e hapur, paratë janë dhënë, puna nuk është bërë”, tha deputetja Halimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?