Petrit Vasili: Edi Rama apo Mister Pazari i shitjes së interesave të shqiptarëve

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën pazar me interesat kombëtare të shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, Vasili kritikoi qëndrimin e kryeministrit shqiptar për planin e mini-shengenit rajonal, që nuk përfshin Kosovën.

Vasili u shpreh se pazaret e Edi Ramës janë bërë publike dhe në të gjitha rastet lëvizjet e tij janë në dëm të interesave të shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.

Në planin rajonal, në mini-shengenat që bën, në sulmet që bën ndaj Kosovës është dhe mund të konsiderohet përfundimisht një mister pazari i politikës Shqiptare. Ndaj është fare e qartë ky mister pazari është tashmë gollomesh apo lakuriq në sytë e të gjithë botës dhe Europës. Asnjë nuk ka ndërmend të dëgjojë, as përçartjet as lajthitjet e Kryeministrit, por të gjithë ashtu sikur edhe unë përball jush po rreshtoj fakte të pa kundërshtueshme, të palëvizshme, të provuara botërisht nga ne si opozitë, nga institucione ndërkombëtare, të gjithë do ta ballafaqojmë në mënyrë të përditshme në këto fakte të pakundërshtueshme”,- deklaroi Petrit Vasili.

Në konferencën për mediat, Vasili komentoi dhe qëndrimin e kreut të qeverisë për luftën ndaj kriminalizimit në ekonomi. Vasili tha se kriminalizimi i ekonomisë është projekt i Rilindjes dhe këto vite kanë dëshmuar se kjo qeveri nuk mund të luftojë asnjë fenomen negativ, pasi është pjesë e tyre. Vasili tha se futja e njerëzve me rekorde kriminale në administratë dhe pushtetin vendor është një tjetër arsye se përse investimet e huaja nuk vijnë në Shqipëri.

Dhjetëra tender u ndahen kriminelëve të denoncuar publikisht në median shqiptare edhe në mediat ndërkombëtare. Të gjitha këto janë fakte. Pra është një kriminalizim me fakte tronditëse që flasin vetë, që ulërasin vetë, por të padënuar për shkak të kapjes së drejtësisë në mënyrë kriminale nga mazhoranca e udhëhequr nga i njëjti kryeministër, i cili sot mbas 7 vitesh kujtohet dhe flet sot për kriminalizimin, mbasi kriminalizoi dhe votimet ku votoi vetë, numëroi vetë dhe nxori rezultatin vetë“,- deklaroi Petrit Vasili.

SHKARKO APP