Petrit Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, Edi Rama përkthen shtrembër

Placeholder Image

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas qëndrimeve që Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe Hoyt Yee, mbajtën për rastin e ish-ministrit Tahiri, ku u shprehën se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e ku kryeministri e deformon të vertetën amerikane. Në një postim në facebook, Vasili shkruan se Kryeministri i trembur ngre barrikada dhe voton kundër të vërtetës.

”Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e  saktë: Askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë”,-shkruan Vasili.

Qëndrimet e ambsadorëve, sipas Vasilit, Kryeministri Edi Rama i përkthen keq. Më tej kreu i deputetëve të LSI-së, thekson se ambasadorët mbështesin prokurorët dhe gjykatësit, kurse Rama i sulmon pasi synon t’u mbyllë gojën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Petrit Vasilit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folen drejt e thanë: Askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë. Lu dhe Hoyt Yee thonë: Të dalë e vërteta, Kryeministri i trembur i ngre barrikade dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë. Hoyt Yee thonë: Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që ty mbyllë gojën. Amerikanët kanë folur qartë dhe drejtë, kryeministri në krizë përkthen shtrembër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?