Presidenti Macron: Që prej vitit 1912 asnjë president francez në Tiranë. Shqipëria mike e Francës, do vini në BE

Presidenti francez ndodhet në Tiranë në vizitën e parë të një kryetari shteti francez që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë në vitin 1912.

Presidenti francez tha se e mbështet Shqipërinë drejt BE, dhe se Franca do të jetë mike e vendit tuaj. Europa duhet të jetë e bashkuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk është një dhuratë që Europa po i bën Shqipërisë, por një nevojë që vetë BE duhet të zgjerohet.

“Jam i lumtur që jam këtu, pa bërë asnjë kujdesje diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që jam krah teje sot, në një moment kaq të vështirë për Evropën tonë, ku është rikthyer lufta, është rikthyer terrorizmi. Përmend këtu miqtë tanë belgë, që u sulmuan mbrëmë, dhe dy shtetas u prekën nga ky sulm terroristë. Po mendoj për ta në këtë moment. Të jem në krahun tuaj sot do të thotë që të shënoj një formë riangazhimi të Francës në vend tuaj dhe në rajon. Ishte gabim i thellë që nuk kishte ardhur asnjë President francez për t’iu vizituar, ndaj ishte momenti për ta bërë. Kjo vizitë zyrtare ishte një formë riparimi i gabimit. Nuk dua të shoh nga e kaluara, por nga e ardhmja. Duhet të respektojmë atë që na lidh, historia kulturore. E pamë dje, isha shumë i lumtur që i dorëzova dekoratën Ismail Kadaresë. Ekziston një marrëdhënie e fortë mes kulturave tona.

Shpresoj ta vazhdojmë këtë rrugë, duke investuar edhe më shumë në gjuhën frënge, duke rritur më shumë aleancat franceze, si dhe ecim më shumë për liceun francez të Korçës. Duhet të hapim terrene të reja. Shpresoj që ne të jemi në krahun tuaj, në ambicien tuaj, për turizmin. Të kemi francezë të planit të parë në kahun tonë, që vetëm që ju të hapni shkolla të nivelit të parë, por edhe të formoni shqiptarë e shqiptare të reja me zanatet digjitale. Trajnimet në këtë fushë, është një sektor ku ne duam të ecim përpara. Do ta shoqërojmë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike, tranzicionin energjetik. 210 milionë euro janë hedhur në punë për disa projekte, dhe do të hidhen edhe më shumë deri në vitin 2027 për projektet tuaja. Agjenda dypalëshe po shtohet dhe në javët e ardhshme do përgatisim një marrëveshje, që do mundësojë këtë marrëdhënie të shkojë më lart”, tha Presidenti Macron.

Me tej presidenti francez shtoi se konflikti mes Serbisë dhe Kosovës duhet gjetur zgjidhje me dialog.

Macron foli me pasion dhe shpirt për Shqipërinë se duhet të jetë në BE.

SHKARKO APP