Presidenti Meta: Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë në NATO

Presidenti Meta ishte në Romë në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s. Pas takimit dhe fjalës së tij ai shkruan sot në Facebook:

“Shqipëria garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin, përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të #NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës.
Shqipëria është një partner i besueshëm i #NATO dhe lider në të gjitha nismat rajonale, me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit.
Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?