Presidentja e Kosovës ashpërson tonet: Presidenti Vuçiç ishte toger i gjakatarit Millosheviç!
Ashpërsohen tonet mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mbi dy dekada pasi Sllobodan Millosheviq shkatërroi Kroacinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, tash presidenti serb, të cilin Osmani e quan toger i Vuçiqit, po përpiqet të zhbëjë gjithçka që është arritur në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në.
“Mbi 2 dekada pasi Millosheviqi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në, paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar sot presidentja Osmani.