Presidentja e Kosovës hedh poshtë propozimin që KFOR të marrë kontrollin e veriut të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për Channel 4 News, ku ka thënë se Policia e Kosovës është reaguesja e parë në veri të Kosovës.

Ajo është pyetur për propozimin e kryeministrit Rama që KFOR-i ta marrë përgjegjësinë për kontrollin e veriut.

Por Osmani ka thënë se Kosova e ka policinë më profesionale në rajon, duke shtuar se si e tillë mundëson paqen.

”Policia e Kosovës është më e mira dhe më profesionalja në rajon. Ka bërë një punë të shkëlqyer për të mundësuar paqen duke e ndaluar këtë grup terrorist. Policia e Kosovës reagon e para, EULEX, vjen e dyta dhe KFOR’i ka mandat për të ndaluar çdo tentativë të Serbisë për ta sulmuar Kosovën“, ka thënë Osmani./express/

SHKARKO APP