FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e opozitës ka nisur, bulevardi plot e përplot

Protesta e opozitës ka nisur në sheshin para kryeministrisë. Bulevardi kryesor është plot e përplot me qytetarë. Edhe forca policore ka me shumicë.

Po flasin njeri pas tjetrit qytetarë të kategorive të ndryshme shoqerore.

Ndërkohë foli edhe kandidati për kryebashkiak të Tiranës, deputeti Belind Këlliçi. Ai akuzoi ndër të tjera, Erion Veliaj. Por ajo që bëri përshtypje në fjalën e tij ishte se ai tha:”Në fillim të largojmë Erion Veliajn me 14 maj dhe me pas Edi Ramën”. Por protesta e sotme, e cila nuk dihet se si mund të përfundojë, është thirrur për të rrëzuar së pari Edi Ramën nga kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha dhe Meta u fiksuan nga kamerat e televizioneve në momentin që sapo tha këtë Belind Këlliçi. Ata manifestuan se nuk ishin dakort me atë çfarë tha ai, sepse protesta mbahet pikërisht për të larguar Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por menjëherë doli mjeku i njohur Ilir Alimehmeti që foli bukur dhe me shpirt, që u mirëprit nga turma e madhe popullore.

Protesta vazhdon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?