FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta: Forum kombëtar, por pa Ramën, Berishën, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj!

Aktivisti Arben Kola në fjalën hapëse të protestës ka propozuar ngritjen e një forumi kombëtar gjithëpërfshirës, për të vijuar me hapat e tjera të rrëzimit të këtij sistemi të kalbur.

“Ejani të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës ,veç partive të sistemit të vjetër dhe përveç atyre forcave që duken si të reja, por nuk janë aq të reja sa duket. Të gjithë të tjerët të bashkohemi në një tryezë dhe ta rrëzojmë këtë sistem të kalbur. Ju lutem të mos e zvogëlojmë këtë protestë, ta shtojmë”, tha një prej protestuesve që mori fjalën në podiumin e improvizuar para kryeministrisë.

Ata vijojnë me thirrjet për ndryshimin e klasës politike, teksa edhe më herët kanë paraqitur 5 kërkesa:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Dorëheqjen e qeverisë;

Swiss Digital Mobile Reklama

-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;

-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;

-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?