PS vendos për përjashtimin e 26 deputetëve të PD së Berishës

Sot deputetët e PD së Berishës bllokuan punimet e parlamentit sepse PS nuk po u jepte të drejtë për disa kërkesa të ligjshme që i takojnë opozitës. Mazhoranca nuk njeh 42 deputetët, por njeh Bashën si lider opozite.

Pas përplasjeve dhe bllokimit Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës pas tensioneve të krijuara sot në Parlament.

PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për deputetët: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

Kjo e sotmja, pra që të përjashtosh një grup të madh deputetësh opozitarë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e viteve të pluralizmit. Prej 32 vitesh kjo është hera e parë që përjashtohen me shumicë!

SHKARKO APP