Pse nuk po flet Gazment Bardhi për rastin “Berisha-SPAK”?

Tashmë Berisha është nën akuzë zyrtare nga SPAK. Dhe jo akuzë dosido, por pikërisht për korrupsion dhe në favor të dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë deri tani ka folur vetë Berisha, është prononcuar Edi Paloka, Flamur Noka dhe një numër politikanësh të tjerë, duke e quajtur këtë akuzë nga SPAK si politike.

Edhe Ilir Meta doli dhe tha se është me urdhër të kryeministrit Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk harroi të fliste Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka folur vetëm Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD, ku Berisha është në grupin e tij, pasi janë përbashkuar.

Ndaj Gazment Bardhi nuk mund të fshihet apo të bëjë sikur nuk di gjë.

Ai ka detyrimin të dalë publikisht në lidhje me ndalimet e SPAK dhe akuzat për ish-kryeministrin e PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?