Qëllohet me armë ambasadori rus në Turqi. Autori thirri “Allah Akbar”!

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=X974LsqNllc” width=”560″ height=”315″]

Ministria e Jashtme Ruse konfirmoi se ambasadori, Andrey Karlov, ka ndërruar jetë gjatë transportit në spital. Ambasadori i Rusisë në Turqi u qëllua me armë zjarri gjatë vizitës në një galeri arti në Ankara.

Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, që u shoqëruan në një spital. CNN turk raporton agresori u neutralizua brenda godinës. Forcat Speciale Turke mësohet se e kanë ekzekutuar autorin e sulmit pasi ai nuk ka pranuar të dorëzohej.

Dyshohet se sulmi është bërë nga ekstremistë islamikë. Diplomati është qëlluar në momentin që ishte duke mbajtur një fjalim në çeljen e ekspozitës “Rusia në sytë e turqve”. Mediat ndërkombëtare raportojnë se autori thirri “Allah Akbar”, para se të qëllonte si dhe tha disa fjalë rusisht.

Sipas mediave ruse, atentatori ka arritur të hyjë në aktivitet duke u prezantuar si një punonjës i forcave të sigurisë.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar për atentatin ndaj ambasadorit rus në Turqi. Ministria ruse deklaron se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet turke në lidhje me sulmin. “Presidenti Vladimir Putin është duke u informuar për këtë ngjarje të rëndë”,- thotë Ministria e Jashtme e Rusisë. Kremlini e cilësoi ngjarjen si një akt terrorist.

Në reagimet e para të kancelarive diplomatike, atentati është dënuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Hasim Kiliç, gazetar i Hurriyet ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin kur u dëgjuan krismat. Ai thotë se agresori ka qëlluar fillimisht në ajër për të trembur njerëzit dhe më pas ka vënë në shënjestër ambasadorin rus.

Kiliç thotë se ka dëgjuar slogane radikale islamike prej agresorit, ndërkohë që godina është e rrethuar nga forca të shumta speciale turke. Në vendngjarje ka mbërritur edhe vetë ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

182112402-fafa64e5-3bdb-4870-8222-d001d9713651 182112426-f68edf97-8481-4d39-a106-a768422cb0f0 192147980-046878ce-fb8f-458a-b383-b43672546c40 192148039-4738f08f-67d4-4125-9f4d-8a7493b33d7b 193611120-5741e0a6-25c3-4a74-8bb1-a661144b0289 vr

Agresori-ambasadorit: “Ne po vdesim atje në Aleppo, ti po vdes këtu. Hakmarrje”!

“Ne po vdesim atje në Aleppo, ti po vdes këtu. Hakmarrje”. Kjo ka qenë thirrja e radikalit islamik, rreth moshës 20-25 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri ambasadorin rus në Ankara,  Andrey Karlov.

Diplomati në momentin e goditjes ishte duke mbajtur një fjalim ku përmes fotove tregohej Rusia e parë nga turqit. Bëhet me dije se agresori ka qëlluar në ajër ndërsa sipas mediave janë parë edhe persona të tjerë në tokë të cilët mund të jenë plagosur.

Aleppo është, qytet sirian i cili është marrë nga forcat qeveritare të ndihmuara nga Moska. Nesër në Moskë mblidhen ministrat e jashtëm të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për të diskutuar situatën dramatike në Siri. Ndërkohë prej ditësh në Turqi zhvillohen protesta lidhur me luftën në Siri.

ambasadori-rus

Foto e ambasadorit rus para se të qëllohej me armë

Në foto: Ambasadori rus, Andrey Karlov

try

Në foto: Autori i vrasjes së ambasasdorit rus

tur3

Në foto: Autori i vrasjes së ambasasdorit rus

Ne foto: Personi që qëlloi mbi ambasadorin rus.

Pamjet e reja, momenti i plotë i ekzekutimit të ambasadorit rus në Turqi (18+)

tur2

Në Foto: Forcat Speciale Turke gjatë ndëryrjes për neutralizimin e atentatorit

turqi

Në Foto: Makina të Forcave Speciale Turke gjatë ndëryrjes për neutralizimin e atentatorit të ambasadorit rus

Lajmi sipas “Zeri Amerikes”

Një person i armatosur hapi sot zjarr mbi ambasadorin e Rusisë në Turqi gjatë një ekspozite fotografike. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova konfirmoi se ambasadori Andrei Karlov vdiq nga plagët.

Ambasadori, Andrei Karlov, kishte pak minuta që po mbante një fjalim në ekspozitën ambasadës të hapur në kryeqytetin Ankara, kur një njeri i veshur me kostum dhe kravatë thirri “Allahu Akbar” dhe shtiu të paktën tetë herë, sipas një fotografi të agjencisë së lajmeve Associated Press që ndodhej në audiencë.

Personi që sulmoi tha gjithashtu “Mos harroni Alepon, mos harroni Sirinë” dhe theu disa nga fotot e varura në ekspozitë. Në sallë u krijua panik ndërsa të pranishmit u përpoqën të mbrohen.

“Sot në Ankara, si rezultat i një atentati ndaj ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov u lëndua me armë zjarri dhe vdiq nga plagët,” tha zonja Zakharova. “Ne e cilësojmë incidentin si akt terrorist,” tha ajo.

Kanali turk i lajmeve NTV njoftoi se policia e kishte vrarë më pas autorin e atentatit. NTV tha se tre persona të tjerë u plagosën.

Sipas njoftimeve fillestare, autori i sulmit mund të ketë qenë polic.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha se zyrtarët amerikanë ishin në dieni të incidentit:

“Ne e dënojmë këtë akt të dhunshëm, pavarësisht nga autorësia. Jemi pranë viktimës dhe familjes së tij me mendimet dhe lutjet tona”.

Agjencia ruse e lajmeve RIA njoftoi se siguria përreth ambasadës ruse në Ankara është forcuar pas incidentit.

Andrei Karlov, 62-vjeç, ka qenë i dërguar i Rusisë në Phenian nga 2001-2006 dhe më pas ka kryesuar departamentit konsullor në Ministrinë e Jashtme ruse. Ai u bë ambassador i Rusisë në Turqi në 2013.

 

 

Lajme të tjera për këtë ngjarje:

Identifikohet vrasësi i ambasadorit rus, autori pjesë e policisë turke (FOTO)

Vrasja e diplomatit/Atentatori: “Ne po vdesim atje në Aleppo, ti po vdes këtu. Hakmarrje”!

Putin thërret takim urgjent Këshillin e Sigurisë: Atentat terrorist

Zv/ambasadori rus në Tiranë: Vrasja e Karlov tragjike, luftë ekstremizmit

VIDEO/ E ndoqi live ekzekutimin e bashkëshortit, gruaja e ambasadorit rus shpërthen në lot

Erdogani i telefonon Putinit pas vrasjes së ambasadorit

Vrasja e ambasadorit rus, Ilir Kulla: Jemi në vorbullën e një lufte

Turqia fajëson lëvizjen gyleniste për vrasjen e ambasadorit: A do të mjaftojë ky shpjegim për Putin?

SHKARKO APP