FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e ambasadorit rus, Ilir Kulla: Jemi në vorbullën e një lufte

Analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla në një prononcim pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrei Karlov shprehet se kjo vrasje “sjell kaos trazirë frikë dhe mbi të gjitha dëshminë që jemi gjithnjë e më shumë në vorbullën e një lufte”.

Ilir Kulla e shikon të rrezikuar edhe rajonin në rast se do ketë një futje të Turqisë në luftë. “Nëse Turqia futet në një lufte, Ballkani futet në luftë, por edhe sikur mos futet është kufiri i parë i luftës”, shprehet ai.

I pyetur se kush ishin shkaktarët e vërtetë të kësaj vrasjeje, ISIS, Turqia, Rusia dhe Allepo? Kulla përgjigjet se janë të gjitha bashkë, por është një akt terrorist që vjen si rrjedhojë e të gjitha ngjarjeve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla përmbahet të përashikojë një luftë të tretë botërore, por ai është i sigurt për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit rajonal. Citynews

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?