FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pamjet e reja, momenti i plotë i ekzekutimit të ambasadorit rus në Turqi (18+)

Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov u qëllua për vdekje teksa mbante një fjalim në një ekspozitë pikture në Ankara.

Atentati u krye nga punonjësi i policisë 22-vjeçar, Mevlut Mert Altintas, i cili më pas u eleminua nga policia.

Por, së fundmi është publikuar edhe video e plotë e momentit të atentatit. Në të, duket qartë momenti kur Altintas qëndron pas shpinës së ambasadorit dhe lëviz lirisht, ndërsa nuk ka punonjës të tjerë sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një moment, 22-vjeçari pozicionohet në anën e majtë të videos, pas shpinës së përkthyesit të ambasadorit, ku duket edhe momenti kur ai nxjerr armën, pa rënë në sy.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak sekonda më pas, dëgjohen të shtënat, ndërsa për shkak të kaosit të shkaktuar, nuk shihet mirë çfarë ndodh. Por, në videon e publikuar më parë, ky duhet të jetë momenti kur ambasadori qëndron shtrirë në dysheme, ndërsa vrasësi mban fjalimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?