Rama harron Masakrën e Reçakut

21 vite më parë bota u trondit nga masakra më e madhe e ndodhur në Kosovë. Më 15 janar 1999, 45 shqiptarë u masakruan në mënyrë barbare nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe, në fshatin Reçak të Kosovës. Nuk ishte thjesht krimi i radhës i ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve, por nisja e spastrimit etnik ndaj kombit shqiptar në Kosovë. Masakra u cilësua nga ambasadorët e vendeve perëndimore si krim kundër njerëzit dhe zbulimi i mizorisë serbe para gjithë botës solli dhe reagimin e NATO-s kundër ushtrisë serbe.

Kujtimi i viktimave dhe kësaj masakre të pashembullt ndaj shqiptarëve sot merr një rëndësi edhe më të madhe. Dy muaj më para, në Beograd drejtuesit e shtetit që urdhëroi krimet ndaj shqiptarëve guxuan të mohojnë se masakra ka ndodhur! Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se Masakra është një sajesë e ndërkombëtarëve, pra sipas tij ajo nuk ka ndodhur. Ndërkohë varret janë aty, dëshmitarët janë gjallë dhe autorët e krimit nuk janë ndëshkuar.

Përkujtimi i kësaj date, në kushtet kur autorët mohojnë krimni e kryer në sy të gjithë botës, është jo vetëm respekt për viktimat, por edhe një detyrim kombëtar për të denoncuar krimet e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve.

Në Kosovë ka pasur dhjetëra ceremoni ditën e sotme. Presidenti Ilir Meta vizitoi memorialin e viktimave në Reçak. Në Tiranë, aktivistë të Vetëvendosjes kryen homazhe protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kërkuan dënimin e krimeve të serbëve ndaj shqiptarëve.

Çuditërisht vetëm nga Qeveria dhe Partia Socialiste nuk ka pasur asnjë reagim. Kryeministri Edi Rama që poston edhe kalenadar me lindjet e vdekjet e artistëve anonimë, sot ka harruar të përkujtojë Masakrën më të madhe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Deputetët e PS-së kanë gjetur kohë të hapin shampanjën për festën e forumit rinor FRESSH (që sot nuk dihet çfarë bën), por nuk janë kujtuar se sot është dita e kujtesës për krimet ndaj shqiptarëve.

Kjo heshtje që mund të jetë dhe harresë bëhet edhe më e pakuptimtë kur sheh se historia nuk po përdoret si mësim, por po manipulohet nga autoritet serbe. Mohimi pas 20 vitesh i masakrës nga ana e shteti serb është shqetësues për të ardhmen në rajon dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Memoriali i viktimave të Masakrës së Reçakut

1999-Ceremonia e varrimit të viktimave të Masakrës së Reçakut

1999-Ceremonia e varrimit të viktimave të Masakrës së Reçakut

 

SHKARKO APP