Rama në Spitallë të Durrësit: Hajdeni o demokratë e pini kafe me mua! Dukeni që jeni të Saliut, por ejani!
Edi Rama njihet për batutat dhe humorin politik. Ai edhe kur nuk do, prapë “kruhet”me kundështarin politik.
Kryeministri ishte sot në Spitallë të Durrësit. Ja se çfarë shkruan shefi i qeverisë:”Spitallë, Durrës – Në lagjen “Rilindja”, ku sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Mohamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit dhe ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje të ngritur nga hiçi i ish-kënetës, e cila do të jetë shembëlltyra kuptimplotë e vizionit dhe ambicies sonë për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër”- shkruan Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama e ka ndalur turin e tij të inspektimeve në një zonë tjetër të Spitallës në Durrës.
Ai ka ndaluar për kafe dhe papritur u gjend me një tufë demokratësh salistë.
Pasi ka parë nga afër punimet në një lagje të kësaj zone, Rama u ftua nga banorët në një lokal për kafe, Rama nuk i kurseu batutat dhe ironitë, duke shigjetuar demokratët.
Rama: Thuaj edhe atyre demokratëve që të vijë se ata duken dy orë larg që janë demokratë. Hajde mo. Ore hajde këtu mos u fshi. Ça kanë këta që fshihen? Ore hajde ulu, merri dhe ata demokratët e tjerë. U bëra 20 vite këtu unë, i njoh nga larg demokratët. Hajde mo këtu, hajde. Demokratët janë në fazë të vështirë dhe duhet t’i jepen kafe. Pastaj flasim.
Banori: Rama ik jua kemi thënë disa herë, por jo sot se po bën ca punë. Na ke përçarë partinë, por me ty jemi prapë. Ne jemi bërë copë-copë.
Rama: Ne do jua bëjmë gati këto gjëra, që të vijnë ata dhe ta prishin.