Rama për Gjiknurin: Ai e ka bërë punën mirë, flasin rezultatet

Sot Edi Rama u mundua të zbusë paksa efektin negativ që krijoi nē bazën e PS, shkarkimi pa motiv dhe i çuditshëm i Damian Gjiknurit.

Kryeministri Edi Rama tha se shkarkimi i sekretariatit të PS, mes tyre edhe sekretarin e përgjithshëm, Damian Gjiknuri, gjatë mbledhjes së Asamblesë më 26 Korrik, nuk lidhet me përfshirjen e emrit të Gjiknurit në dosjen e SPAK për aferën e inceneratorëve. Përkundrazi, Rama i cilësoi si lajme spekullative, ndërsa shtoi se Gjiknuri e ka bërë mirë punën e tij.

“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo përfshirjet paraprake të kujtdoqoftë, unë nuk di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Ndërkohë që raportin me drejtësinë e kemi bërë të qartë. Lëvizja e sekretariatit s’ka të bëjë me cfarë është spekuluar me Damianin. Damiani e ka bërë mirë punën e tij, kanë folur rezutatet.

Por unë them gjithmonë, para se të thonë të tjerët duhet ta bësh ti vetë. Ndaj PS është këtu ku është. Gjithmonë kemi parë nga vetja për të kërkuar më shumë e për të shkuar më lart.

Jam edukuar me idenë se cdo ditë duhet të kërceja më lart, por ky është shkaku. Të tjerat janë spekulime që mua s’më interesojnë. Raporti me drejtësinë është i ndarë nga gjërat e tjera. Lëvizjet bëhet për ta cuar punën më lart. “ u shpreh Rama.

Këto tha Kryeministri, por prapë koka e prerë e Damian Gjiknurit ka krijuar pasiguri në PS. Edhe kur punon mund të shkarkohesh sepse nëse u tha që u shkarkua krejt Sekretariati i PS, njerëzit e dijnë mirë se Blendi Klosi ishte pjesë e Sekretariatit. Nga i shkarkuar si Sekretariat ai u bë numri dy në PS!

Natyrisht që Edi Rama ka plotfuqishmerinë të ndryshojë kupolën e PS sepse ka mandat fituesi e drejtuesi në këtë forcë politike, por së paku të mos justifikohet se shkarkoi krejt kupolën e PS.

Me sa duket Rama ka një plan për të bërë ndryshime drastike në PS dhe në Qeveri.

SHKARKO APP