Rama si aktor filmi në “I love Tropoja” kërkohet nga kompani europiane të filmave

Edi Rama luan si aktor në filmin “I love Tropoja”. Interpretimi i tij mahnitës në rolin e një prindi me fjalor rruge, flokët e gjata si vampir si dhe syri i majtë si në filmat hollivudian e kanë bërë Edi Ramën shumë të kërkuar në tregun e filmave europianë. Burime pranë Endri Fugës, skenaristit kryeministror, tregojnë se edhe në Hollivud po interesohen për Ramën, pasi ka një skenar për një film “Njeriu që ha pushtete” e ku skenat do luhen në Afrikë.

Po kështu kompani europiane, sidomos ato franceze, po interesohen që ta marrin si aktor kryesor mëqënëse Rama di shumë mirë edhe gjuhën franceze. Francezët po kërkojnë aktorë filmi me trup të gjatë, që nuk veshin kurrë këpucë, për filmin e tyre të ri “Kryeministri arrogant”. Ndërsa italianët janë duke punuar për filmin që do luhet në Siçili. Emri i filmit akoma nuk është vendosur, por skenaristi Xhuzepe Surrelio, e ka emërtuar “Të mos bësh para me drogën!’.

Ndërkohë stafi i aktorit të ri shqiptar, Edi Rama, po seleksionon kërkesat e kompanive të huaja. Endri Fuga, mësohet se i ka sugjeruar kryeministrit të shkëputet tre muaj dhe të niset për në Hollivud, pasi punët e qeverisë me pasojat e tërmetin, sidomos fondet për ndërtimet, i mirëmenaxhon ministri Arben Ahmetaj. Ndërsa, ka shtuar Fuga, punët me parlamentin dhe me të huajt i drejton Elisa Spiropali. Nëse emigrantët mërziten me premtimet tona, ka insistuar prapë Fuga, u dërgojmë fytyrën e qeshur me kokën e thinjur të Majkos.

S.P.

Në fotot: Edi Rama në filmin e Ermal Mamaqit “I love Tropoja”

SHKARKO APP