FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama:Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Donald Trump për President

“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”.

Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

Rama ka treguar se është lutur që kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mos zgjedhet në këtë post. Ai ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjedhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve. Në fakt kjo është një ndërhyrje e kryeministrit shqiptar në punët e një shteti tjetër, pasi këtë e vendos populli amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka pse një kryeministër flet për emrin se kush mund të mos jetë president, aq me tepër ai i SHBA-së që drejton Botën. Po sikur Presidenti i SHBA apo thjesht ambasadori LU të dalë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri e të thotë “Mos e dashtë Zoti të rizgjidhet Edi Rama kryeministër !”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?