Reklamat falas/ 10 televizionet letër KQZ: Partitë të zbatojnë Kodin Zgjedhor

Televizionet kryesore në vend i janë drejtuar me një letër Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe OSBE-së ku kërkojnë nga partitë politike që të marrin masa dhe të zbatojnë Kodin Zgjedhor. Në letër, shprehet shqetësimi i vendimit të dy partive më të mëdha, ku parashikohet transmetim falas i fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Përfaqësuesit e subjekteve radiotelevizive në vend i janë drejtuar me një letër autoritetit të mediave audiovize dhe OSBE-së, ku kanë shprehur shqetësimin e vendimit të partive politike për të transmetuar pa pagesë fushatën elektorale. Në letrën që mban firmën e 8 televizioneve, kërkohet që partitë politike të marrin masa për zbatimin e kodit zgjedhor.

“Ne, përfaqësuesit e mediave kryesore, unanimisht vendosëm tu njoftojmë se ligji i zbatueshëm për transmetimin e reklamave të partive politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, 25 qershor 2017, është Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i cili prevalon mbi ligjin për partitë politike. Lutemi, njoftoni subjektet elektorale të regjistruara në zgjedhje, që të marrin masa për zbatimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, nenit 84, të miratuar me konsensus prej tyre”,-thuhet në letrën e televizioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Letra mban firmën e përfaqësuesve të 10 televizioneve. Pak ditë më parë, shoqata e mediave elektronike paralajmëroi se do ta çojë vendimin në gjykatën Kushtetuese, nëse partitë nuk do të reflektojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?