Rruga Prizren-Tetovë jep gjalleri aksit Rruga e Arbërit-Tiranë

“Sot në Prizren. Rruga Prizren-Tetovë është kryetema.
Në bazë të parallogaritjeve, kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro. Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit. Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik.
Rruga Prizren-Tetovë që nëpër Prevallë e Glloboçicë është e gjatë 113 kilometra dhe tani i merr më shumë se dy orë e gjysmë udhëtim do të jetë më e shkurtër se 50 kilometra e do të përshkohet për dukshëm më pak se një orë”- shkruan kryeministri Albin Kurti.
Kjo aks i ri do të mbush Rrugën e Arbërit duke dalë në Tiranë e me pas në Durrës e kudo nëpër Shqipëri.

SHKARKO APP